Botë

Bora bllokon Stambollin

Dëbora e madhe shkakton ndërprerje të shumë shërbimeve

Dëbora ka vazhduar të bjerë në qytetin më të madh të Turqisë edhe gjatë natës ndërmjet së hënës dhe së martës, në metropolin prej 16 milionë banorësh që pothuajse u bllokua. Autoritetet në Stamboll, ku bashkohen Azia dhe Evropa, kanë ndërprerë trafikun ndërurban të autobusëve dhe përkohësisht kanë ndaluar udhëtimin në qytetin nga rajoni veriperëndimor evropian i Turqisë.

Qendra për koordinim në raste katastrofash ka punuar gjatë gjithë natës për heqjen e dëborës nëpër rrugë dhe autostrada. Qeveria e Stambollit ka bërë të ditur se shërbyesit civilë do të lejohen të mos dalin fare në punë të martën, pos në rast se punojnë në sektorë të sigurisë, shëndetësisë dhe transportit.

Shkollat janë mbyllur në mbarë vendin për shkak të pushimit dimëror, por universitetet kanë ndërprerë ligjëratat për dy ditë.