Botë

Veturat zhduken nën borën e madhe që ra në Turqi

Reshjet e borës që janë paralajmëruar prej ditësh, tani kanë mbuluar Turqinë. Në disa provinca jeta e përditshme dhe trafiku është prekur nga bora e madhe.

Ndërsa, disa shkolla janë mbyllur për shkak të motit, fëmijët kanë qenë ata që e kanë shijuar këtë gjendje.

Në disa vende në Turqi, reshjet ishin aq të dendura sa veturat që ishin të parkuara, u zhdukën nën borë.

Në Kastamonu, thellësia e borës ka arritur në 60 centimetër, raporton haber7.

Qytetet e mëdha dhe autostradat u pastruan vazhdimisht nga ekipet e mirëmbajtjes.

Disa ndërtesa historike si ato në Safranbolu u shndërruan në pamje mahnitëse kur u mbuluan në të bardhë.

{gallery}