Botë

Kritikohet Festivali i deveve në Turqi, konsiderohet abuzim me kafshë

Festivali tradicional i mundjes së deveve në Turqinë Perëndimore është kritikuar nga aktivistët e të drejtave të kafshëve. Festivali që çdo vit tërheq turistë të shumtë, thuhet se është abuzues ndaj kafshëve.

Festivali i 40-të u mbajt në Selcuk të Turqisë, ku 152 deve të mbuluara me pëlhura zbukuruese, u ndeshen mes vete.

Devetë në fytyrë kanë të vendosura maska mbrojtëse ndaj kafshimeve, derisa në arenën me rërë sillen për t’u “ngatërruar”.

Image

Foto: Associated Press/AP

Përfaqësuesja e Federatës për të Drejtat e Kafshëve, Gulgun Hamamcioglu, deklaroi se shtyrja e kafshëve në luftë ndaj njëra-tjetrës është krim i madh.

“Të shohësh kafshën, një qenie e gjallë që lufton para teje dhe po vuan, është e plagosur e ndoshta vret tjetrën. Njerëzit e shijojnë këtë dhe ndoshta fitojnë edhe financiarisht. Të lutem, lë ta ndalojmë të gjithë së bashku këtë turp, këtë skenë që na bën të turpërohemi nga njerëzimi”, deklaroi ajo.