Botë

Pakistan, qindra shpëtohen nga veturat pas stuhisë vrasëse

Qindra persona që ishin ngujuar në vetura nga stuhia e borës në Pakistan janë shpëtuar, raporton BBC.

Policia ka thënë se deri 500 familje kishin mbetur të ngujuara, pasi turistët kishin nxituar të shihnin borën në maje të qytetit Murree.

Së paku 22 persona kanë vdekur, pasi janë ngrirë për vdekje, përfshirë një familje tetëanëtarëshe dhe një tjetër pesëanëtarëshe, kanë njoftuar zyrtarët.

Stuhia e borës rrëzoi pemët dhe bllokoi rrugët brenda dhe jashtë Murrees.

Të gjithë të mbijetuarit janë të sigurt dhe janë vendosur nëpër strehimore në qytetin turistik, që gjendet në lartësi mbi 2300 metra.

Banorët lokalë dhe restorantet po ndihmojnë me akomodim, ushqim dhe qebe.

Tariq Ullah, një zyrtar në qytetin fqinj Nathiagali, ka thënë për agjencinë AFP se ka pasur deri 1.5 mera borë brenda vetëm pak orëve.

“Ishte diçka e paprecedent. Kishte era të forta, drunjtë që rrëzoheshin dhe ortekë. Njerëzit ishin të tmerruar”, ka thënë Ulliah.