Botë

10 të vdekur e 1171 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Dhjetë persona kanë vdekur të premten në Maqedoni të Veriut, si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 1171 raste të reja, nga testimi i 7932 personave të dyshuar për koronavirus.

Kurse numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 8 012.

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon edhe 204 persona të shëruar, ndërsa rastet aktive në vend kanë rritur në 9168.