Botë

Në Indi shënohet rasti i parë i vdekjes me Omicron

Një burrë 74-vjeçar që vdiq në shtetin perëndimor të Rahsthanit ishte vdekja e parë e Indisë me variantin Omicron, tha të mërkurën Ministria e Shëndetësisë.

Zyrtarët thanë se burri vuante nga diabeti dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

India ka raportuar 2.630 raste me Omicron deri më tani.

Ai raportoi më shumë se 90,000 raste të enjten, një rritje gati gjashtëfish gjatë javës së kaluar që ekspertët thonë se është nxitur nga varianti Omicron.

India regjistroi 325 vdekje në 24 orët e fundit, por vetëm një ka qenë e lidhur me Omicron, thanë zyrtarët.

“Teknikisht kjo është një vdekje e lidhur me Omicron. Ai ishte një person i moshuar që kishte diabet dhe sëmundje shoqëruese”, tha sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Lav Agarwal.

Gazeta Indiane Express raportoi se pacienti u shtrua në një spital në qytetin Udaipur në shtetin Rajasthan më 15 dhjetor dhe vdiq 15 ditë më vonë. Mjekët thanë se burri ishte plotësisht i vaksinuar.