Botë

Presidenti i Polonisë riinfektohet me koronavirus

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, por pa simptome serioze, raportojnë mediumet polake të mërkurën.

Këshilltari i tij Pawel Szrot në Twitter ka treguar se Duda është nën mbikëqyrje mjekësore. Duda 49-vjeçar ka marrë muajin e kaluar dozën përforcuese të vaksinës anti-COVID. Ai u testua për shkak të përhapjes së rasteve me koronavirus në Presidencën e Polonisë.

Duda kishte rezultuar pozitiv me koronavirus edhe në tetor të vitit 2020.

Polonia të mërkurën ka raportuar 17 mijë raste të reja me koronavirus dhe më tepër se 640 të vdekur.