Botë

Një jug-korean iku për në Kore të Veriut, në një rast të rrallë

Një qytetar jug-korean ka kaluar kufirin e fortifikuar për në Kore të Veriut, në një ikje të rrallë, raportoi ushtria e Koresë së Jugut, njofton BBC.

Personi ishte në gjendje t’i shmangej zbulimit për disa orë, pavarësisht se për të kishte nisur një operacion kërkimi në Kore të Jugut.

Shefat ushtarakë në Seoul kanë thënë se nuk e dinë nëse personi është ende gjallë, por i kanë dërguar mesazh Koresë së Veriut duke u thënë që të mbroheshin.

Koreja e Veriut ka implementuar politikë të gjuajtjes me armë nëse shihet dikush të futet ilegalisht, veçanërisht kjo politikë po mbizotëron gjatë pandemisë.

Personi ishte zbuluar në Zonën e Demilitarizuar, e cila ndan dy Koretë, rreth orës 21:20 me kohë lokale të shtunën.

Zyrtarët e mbrojtjes në Seoul janë zotuar se do të riparojnë sistemin e mbrojtjes kufitare, pas shkeljeve të ngjashme edhe në të kaluarën.

Në shtator të vitit 2020, trupat në Kore të Veriut qëlluan për vdekje dhe më pas dogjën një zyrtar të peshkimit nga Koreja e Jugut, i cili ishte zhdukur në det. Incidenti kishte shkaktuar bujë. Pyongyang fajësoi rregullat anti-COVID për këtë veprim dhe kërkoi falje më pas.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un më herët kishte shpallur gjendje emergjence nacionale dhe kishte mbyllur një qytet, pasi një veri-korean me simptome të COVID-it kishte hyrë në Kore të Veriut nga ajo Jugore.

Bllokimi i Koresë së Veriut lidhur me pandeminë dhe kufizimet e lëvizjes brenda vendit kanë reduktuar edhe numrin e personave që po ikin nga Korea e Veriut për në atë të Jugut.