Botë

Putini optimist për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Donald Trump duket më ndryshe në realitet se sa ai që shohim në televizion, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin pas përfundimit të konferencës së samitit G20.

Putin ka shprehur besimin se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve do të përmirësohen, transmeton kp.

“Mendoj se nëse vazhdojmë të ndërtojmë raportet tona, ashtu sikurse ka ndodhur gjatë bisedimeve të djeshme, ekziston themeli, të paktën pjesërisht, do të ripërtërijmë bashkëpunimin, i cili na nevojitet”, tha Putin.

“Trump ka bërë shumë pyetje lidhur me këtë. I jam përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme. Mendoj se e ka marrë këtë parasysh dhe është pajtuar me mua, por vërtet duhet pyetur atë”, ka shtuar presidenti rus.

Në fillim të samitit G20 në Hamburg të premten erdhi deri te takimi i shumëpritur ndërmjet dy liderëve. Takimi zgjati dy orë e gjysmë, shumë më shumë se sa që ishte parashikuar.

Pas takimit, zyrtarët rusë dhe ata amerikanë konfirmuan se është arritur pajtimi për armëpushimin në jugperëndim të Sirisë.