Botë

Kina përfundon vitin me javën më të rëndë me koronavirus

Kina e mbylli javën e saj të fundit të vitit 2021 me numrin më të madh të rasteve lokale me COVID-19 që nga fillimi I pandemisë, pavarësisht nga masat e ashpra në botë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit raportoi 175 infeksione të reja në komunitet të konfirmuara më 31 dhjetor, duke e çuar numrin total të rasteve simptomatike lokale në territorin e Kinës në javën e kaluar në 1,151, raporton Guardian.

Rritja është nxitur kryesisht nga një shpërthim në qendrën industriale dhe teknologjike veriperëndimore të Xi'an, një qytet me 13 milionë banorë.

Qyteti Xi’an, i mbyllur për 10 ditë që nga e shtuna, ka raportuar 1,451 raste simptomatike lokale që nga 9 dhjetori, shifra më e lartë për çdo qytet kinez në 2021.

Ndërsa numri i rasteve në Kinë është i vogël në krahasim me shumë shpërthime diku tjetër në botë.