Botë

Ushtria izraelite: Dy raketa palestineze shpërthejnë afër Tel Avivit

Descriptive Text

Ushtria e Izraelit kanë thënë se militantët palestinezë në Gaza kanë hedhur dy raketa në drejtim të Detit Mesdhe gjatë së shtunës, me ç’rast është shkaktuar një shpërthim afër bregdetit të Tel Avivit.

Si pasojë e këtij shpërthimi bëhet e ditur se nuk është lënduar askush, por nuk ka dëme as materiale.

Dëshmitarët në Gaza thonë se kishin parë një lëshim raketash brenda qytetit të Gazës, megjithatë nuk dyshohet se këto raketa janë lëshuar nga ndonjë grup militant, raporton Haaretz.

Siç raportohet, përgjegjësinë për hedhjen e këtyre raketave nuk e ka marrë askush deri më tani.

Kufiri Izrael-Gaza ka qenë kryesisht i qetë që nga lufta 11-ditore në maj.

Të mërkurën, një izraelit ka mbetur i plagosur nga të shtënat në Gaza, gjë që shkaktoi zjarr tankesh nga ushtria izraelite, duke plagosur tre palestinezë.