Botë

Afganet kërkojnë kthimin e aseteve të ngrira nga SHBA-ja

Descriptive Text

Dhjetëra gra kanë dalë në rrugët e Kabulit, duke kërkuar kthimin e aseteve të ngrira nga Shtetet e Bashkuara pas kthimit të talebanëve në pushtet në mes të gushtit. Protestueset kanë marshuar nëpër kryeqytet, duke brohoritur slogane për ndihmë për luftimin e katastrofës humanitare ekonomike.

Miliarda dollarë ndihma nga bashkësia ndërkombëtare Afganistanit i janë ngrirë jashtë vendit, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, për shkak të frikës së mund të keqpërdoren nga talebanët. Kriza e fondeve tashmë ka thelluar krizën e madhe humanitare në vend.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë bërë thirrje për ndihmë urgjente për milionë afganë që mezi po sigurojnë bukën e gojës.