Botë

Kina mbyll një tjetër agjenci të lajmeve në Hong Kong, arreston 6 persona

Policia në Hong Kong bastisi sot zyrat e një agjencie lajmesh pro demokracisë, duke arrestuar 6 persona për konspiracion dhe publikim të manifestave që nxisin revoltë, në lëvizjen e fundit të autoriteteve kineze për të kufizuar lirinë mediatike në qytetin disident.

Të arrestuarit janë pjesë e stafit të “Stand News”, një prej agjencive më aktive pro-demokratike në Hong Kong, teksa më herët këtë vit u mbyll edhe e përditshmja “Apple Daily”.

Ronson Chan, kryeredaktori i agjencisë së lajmeve së bashku me disa gazetare xhiruan momentet e bastisjes, teksa Policia e Sigurisë Kombëtare në Hong Kong ua paraqiti mandatin e kontrollit, duke i kërkuar që të ndalonin filmimet.

Të arrestuarit mund të përballen me 2 vite burgim dhe gjoba.

Më shumë se 200 forca policia u përfshinë në operacion, teksa sekuestruan materialet e gazetarëve, sipas ligjit mbi sigurinë kombëtare të hyrë në fuqi vitin që shkoi. /euronews