Botë

Nga janari Franca futet në masa të rrepta

Nga 3 janari, Franca do të futet në kufizime të rrepta anti-COVID pas përhapjes së variantit Omicron. Siç kanë njoftuar autoritetet, puna në distancë do të bëhet e detyrueshme dhe tubimet publike në hapësira të mbyllura do të kufizohen në 2000 persona.

Franca regjistroi mbi 100 mijë raste të reja me koronavirus të shtunën, duke u regjistruar si numri më i lartë i regjistruar që nga fillimi i pandemisë.

Pavarësisht përhapjes së pandemisë, Franca nuk vendosi për shtetrrethim natën e Vitit të Ri. Në anën tjetër, masa kanë ndërmarrë edhe një pjesë e vendeve evropiane për shkak të përhapjes së variantit Omicron.

Shkencëtarët kanë sugjeruar se Omicroni është më i butë se Delta, megjithatë përhapja kohëve të fundit ka qenë e madhe.