Botë

Bora e madhe anulon mbi 100 fluturime në Japoni

Më shumë se 100 fluturime të brendshme në Japoni janë anuluar të dielën e 26 dhjetorit për shkak të borës së madhe në pjesën veriore dhe perëndimore të vendit.

Bazuar në të dhënat e dy linjave ajrore më të mëdha japoneze, rreth 130 fluturime nuk kanë arritur të zhvilloheshin gjatë kësaj dite.

“ANA Holdings” kishte ndaluar 79 fluturime që nga ora 16:00, duke prekur rreth pesë mijë e 100 pasagjerë, tha Hiroaki Hayakawa, drejtor operacionesh për linjën ajrore.

Ndërsa, një përfaqësues me divizionin e operacioneve të linjës ajrore në “Japan Airlines Co”, njoftoi se kjo kompani kishte anuluar 49 fluturime që nga ora 16:00, duke prekur dy mijë e 460 pasagjerë, raporton ‘Reuters’.

Në mbarë botën, mijëra fluturime janë anuluar gjatë fundjavës së Krishtlindjeve për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Japonisë, tregojnë se ky vend, i cili forcoi kontrollet kufitare për të kundërshtuar kërcënimin nga Omicron, ka raportuar në total 231 infeksione të Omicron, duke përfshirë edhe rastet e mbërritjes jashtë shtetit.