Botë

Një i vdekur e 25 të djegur nga zjarri në Ministrinë e Financave në El Salvador

Një zjarr i madh ka shkatërruar një nga ndërtesat e Ministrisë së Financave në El Salvador, një komb i vogël në Amerikën Qendrore, ku së paku raportohet për një të vdekur.

Zjarri është shkaktuar gjatë orëve të vona të mbrëmshme në katet e ulëta të ndërtesës, ndërsa shpejt është përhapur në katet e larta ku një numër i madh i njerëzve mbetën të bllokuar për gati dy orë, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

25 persona janë dërguar nëpër spitale në San Salvador pasi janë djegur rëndë, ndërsa për së paku një person raportohet të ketë vdekur.

50 persona janë evakuuar nga ndërtesa ndërsa thuhet se zjarri u shkaktua nga një defekt elektrik në sistemin e ajrit.