Botë

1.7 milionë të infektuar me COVID-19 për një javë në Britani

Descriptive Text

1.7 milionë persona u infektuan me COVID-19 gjatë javës së kaluar në Britaninë e Madhe, përkatësisht 1 në 35 persona – numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave të Zyrës për Statistikat Kombëtare, 1 në 20 persona janë të infektuar me Omicron.

Në Uells, rreth një në 45 persona u infektuan me COVID-19 gjatë një jave, ndërsa shkalla e infektimit në Skoci ishte një në 65 persona, ndërsa në Irlandën e Veriut ishte një në 40.

Britania ka regjistruar 11.767.262 raste dhe 147.720 viktima që nga fillimi i pandemisë.