Botë

Gjysma e atyre me simptoma të ftohjes mund të jenë me COVID-19, thonë studiuesit

gripi sezonal

Nëse keni dhimbje fyti, rrjedhje hundësh dhe dhimbje koke ka mundësi se jeni prekur me COVID-19, paralajmërojnë studiuesit e Britanisë.

Ekipi i studimit për koronavirus ka gjurmuar pandeminë duke përdorur reagimin nga masa dhe ka përfunduar se gjysma e njerëzve me simptoma të ftohjes në fakt janë me COVID-19.

Ata e përshkruajnë një “shpërthim” të rasteve me COVID-19 gjatë javës së kaluar për shkak të variantit Omicron.

Rreth 144.000 njerëz në ditë po e marrin dhe nuk po ndjehen mirë, raporton BBC.

Për disa, COVID-i është sëmundje e lehtë. Disa nuk shfaqin simptoma fare. Megjithatë mund të shkaktojë sëmundje të rëndë në disa njerëz, edhe ata që nuk janë vaksinuar.

Nëse ke simptoma të ftohjes, testohuni për COVID, ka thënë shkencëtari kryesor Tim Spector.