Botë

Kryeministri Zaev deponon sot dorëheqjen në Kuvend

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë ditës së sotme do të deponojë dorëheqjen e tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Alsat.

Këtë e konfirmoi edhe vetë ai gjatë ditës së djeshme në Tiranë. Ai në konferencën për shtyp në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, njoftoi se ishte dita e tij e fundit si kryeministër i vendit.

Ndërkohë që dorëheqjen e tij e paralajmëroi menjëherë pas zgjedhjeve për shkak të rezultatit të dobët të partisë së tij në zgjedhjet e fundit lokale.