Botë

Ukrainasit nëpër llogore, ndihen të tradhtuar nga rusët

Descriptive Text

Forcat e Ukrainës janë gati nëpër llogore në afërsi të kufirit pas raporteve se forcat ruse po bëhen gati në anën tjetër.

Ushtria ukrainase ka hapur llogore në vijën e demarkacionit prej 300 kilometrave. Ata janë vetëm pak metra me separatistët e përkrahur nga Rusia.

Ushtarët e Ukrainës kanë thënë se tani janë më të përgatitur sesa në vitin 2014, kur Rusia papritur aneksoi Krimenë.

Udhëheqësit e ushtrisë kanë thënë se para gjashtë vjetësh, Ukraina e kishte të vështirë të besonte se rusët, të cilët i konsideronte si vëllezër, do t’i sulmonin ukrainasit.

Pak kilometra larg kufirit gjendet qyteti të cilin e kanë braktisur njerëzit shkaku i konfliktit afatgjatë.

Të shtënat e separatistëve janë të zakonshme dhe njerëzit nga frika refuzojnë të dalin nga shtëpitë e tyre.

Ukrainasit pas të shtënave ikin nëpër qendrat e strehimit ose nëpër bodrume nëse janë të hapur. Mbijetesën e sigurojnë me peshkim.

13-vjeçari Dany Kharchenko, është mësuar me konfliktin, thotë se edhe vitin e ri është i gatshëm ta presë në luftë.