Botë

Holanda mbyllet përsëri, Ambasada e Kosovës del me një njoftim

Pasi Holanda vendosi për një mbyllje të plotë nga e diela, Ambasada e Kosovës ka dalë me një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, ku ka njoftuar qytetarët për shtrëngimin e masave.

Mes tjerash, nga e mërkura, njerëzit që udhëtojnë për në Holandë nga jashtë zonës së hapur kufitare Shengen do të duhet të paraqesin një test negativ të koronavirusit, edhe nëse ata janë vaksinuar plotësisht ose janë shëruar së fundmi nga koronavirusi.

Masat, të cilat janë publikuar edhe nga Ambasada e Kosovës, do të jenë në fuqi deri më 14 janar.

 

? Masa ✋të reja kufizuese në Holandë ?? Qeveria e Holandës ka marrë vendim për masa të reja kufizuese për parandalimin...

Posted by Kosovo Embassy The Hague on Sunday, December 19, 2021