Botë

Malta e legalizon përdorimin e kanabisit

Foto: Reuters / ilustrim

Malta është bërë vendi i parë i Bashkimi Evropian që e ka legalizuar kultivimin dhe përdorimin personal të kanabisit.

Të rriturit do të lejohen të mbajnë deri në shtatë gram kanabis dhe të rritin jo më shumë se katër bimë në shtëpi.

Por pirja e duhanit në publik ose para fëmijëve do të jetë e paligjshme.

Disa vende të tjera kanë plane të ngjashme, si Gjermania, Luksemburgu dhe Zvicra. Vendet si Holanda e tolerojnë përdorimin e kanabisit në rrethana të caktuara.

Parlamenti i Maltës votoi në favor të reformës të martën pasdite, me projektligjin që fitoi 36 vota pro dhe 27 kundër.

Parlamenti i Maltës votoi në favor të kësaj reforme të martën pasdite, me projektligjin që mori 36 vota për dhe 27 kundër.

Ministri i Barazisë, Owen Bonnici, tha se masa "historike" do të ndalonte përdoruesit e kanabisit në kohë të vogël të përballen me sistemin e drejtësisë penale dhe do të "frenonte trafikun e drogës duke u siguruar që [përdoruesit] tani të kenë një rrugë të sigurt dhe të rregullt nga ku munden të marrin kanabis”.