Botë

Vdekja e parë nga gripi sezonal në Karolinën e Veriut

Kalorina e Veriut po raporton për vdekjen e parë për shkak të gripit sezonal, ndërsa vendi vazhdon të përballet me COVID-19.

Departamenti i Shëndetësisë ka thënë se një i rritur ka vdekur për shkak të komplikimeve nga gripi. Ai rezultoi pozitiv për grip, por negativ për koronavirus.

“Me rastet me grip dhe vazhdimin e pandemisë me COVID-19, është shumë e rëndësishme që njerëzit ta marrin vaksinën kundër gripit këtë vit, ashtu si edhe atë kundër COVID-19 dhe përforcuesit”, ka thënë epidemiologu Zack Moore, raporton AP.

Departamenti ka thënë se derisa rastet me grip dhe vdekjet historikisht kanë qenë të ulëta gjatë 2020-2021, numri i vdekjeve nga gripi të raportuar në Karolinën e Veriut ka qenë nga 186 deri në 391 gjatë pesë sezonave të kaluar.