Botë

Lidhja e tornados së fuqishme me ndryshimet klimatike

Temperaturat e ngjashme me pranverën në pjesën më të madhe të Mesperëndimit dhe Jugut në dhjetor ka ndihmuar në sjelljen e ajrit të ngrohtë e të lagësht që formoi stuhi. Një pjesë e kësaj është për shkak të La Nina, e cila në përgjithësi sjell temperatura më të ngrohta se zakonisht gjatë dimrit në Amerikën Jugore. Megjithatë, shkencëtarët gjithashtu presin që moti atipik dhe i ngrohtë në dimër të bëhet më i zakonshëm teksa planeti po ngrohet.

Kalendari shënonte dhjetorin, mirëpo ajri i lagësht i ngrohtë të kujtonte kohën e pranverës. Shtoni kësaj edhe një front stuhie në drejtim të lindjes, të udhëhequr nga një model i motit La Nina në atë mospërputhje që shkaktoi tornado, ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz në mbi pesë shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tornadot në dhjetor janë të pazakontë, por jo të padëgjuara si rast. Megjithatë, egërsia dhe gjatësia e rrugës së tornadove të premten mbrëma ka të ngjarë të vendosën në një kategori të veten, kanë thënë meteorologët. Një nga stuhitë- nëse është konfirmuar se ka qenë vetëm një- me gjasë ka thyer një rekord gati 100-vjeçar për sa kohë që një tornado ka qëndruar në tokë në një rrugë shkatërruese, kanë shpjeguar ekspertët.

“Një fjalë: e jashtëzakonshme, e pabesueshme do të ishte tjetra”, ka thënë profesori i meteorologjisë në Universitetin e Illinoisit të Veriut, Victor Gensini. “Ishte me të vërtetë një pranverë e vonë në mes të dhjetorit”.

Moti i ngrohtë ka qenë një përbërës thelbësor në shpërthimin e tornados, por nuk duhet nëse edhe ndryshimi klimatik mund të jetë faktori tjetër, kanë sqaruar meteorologët.

Shkencëtarët kanë thënë se zbulimi se si ndryshimi i klimës po ndikon në frekuencën e tornadove është i ndërlikuar dhe kuptimi i tyre është ende në zhvillim. Mirëpo ata thonë se kushtet atmosferike që i japin ngritje shpërthimeve të tilla po intensifikohen në dimër teksa planeti po ngrohet. E rruga e tornadove po shkon nga lindja, larg zonës Kansas-Oklahoma dhe drejt shteteve ku vrasësit e së premtes goditën.

Së paku 100 persona kanë humbur jetën nga tornadot e fuqishme që kanë goditur gjashtë shtete amerikane. Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të mbijetuarve nëpër disa qytete që janë bërë rrafsh me tokë nga 30 tornado.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka shpallur gjendje katastrofe në Kentucky, shteti më i goditur nga tornadot.

Në këtë shtet kanë vdekur më shumë se 70 persona, shumica punëtorë të një fabrike.

Sipas parashikimeve, numri i të vdekurve pritet të jetë mbi 100.

Guvernatori i Kentucky, Andy Beshear, ka thënë se tornadot ishin një prej katastrofave më të rënda në histori të shtetit.

“Që prej mbrëmë dhe deri në këtë moment, kemi jetuar në orët e vështira si banorë të Kentuckyt. Kjo ishte tornadoja më vdekjeprurëse në histori të Kentuckyt”, ka thënë Beshear.

40 persona janë gjetur të gjallë në gërmadhat e fabrikës në Mayfield, por 60 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Guvernatori ka thënë se ka pak shpresë për të gjetur të mbijetuar tjerë.

“Janë së paku 20 metra metal dhe vetura. Do të jetë mrekulli nëse ndokush gjendet i gjallë”, ka thënë guvernatori.

Shkaqet e tornados

Image

Tornadot janë kolona ajri vertikale që formohen prej stuhive dhe shtrihen gjer në tokë. Ato udhëtojnë më shpejtësi të egër dhe shkatërrojnë gjithçka që u del përpara.

Stuhitë ndodhin kur ajri më i dendur, ajri i ftohë i thatë, shtyhen mbi atë të ngrohtin dhe më të lagësht, kushte që shkencëtarët i quajnë paqëndrueshmëri atmosferike. Teksa kjo ndodh, krijohet një tërheqje lart ku ajri i ngrohtë ngrihet. Kur erërat ndryshojnë shpejtësi ose drejtim në lartësi të ndryshme- një gjendje e njohur si prerja e erës- rryma nis të rrotullohet.

Këto ndryshime në erëra prodhojnë rrotullimin e nevojshëm për një tornado. Për tornado jashtëzakonisht të fortë, ndryshimet duhet të bëhen edhe në shpejtësinë e erës edhe në drejtim.

“Kur një ndryshim i konsiderueshëm i erës gjendet mbi disa mijëra metra të ulët të atmosferës, “stuhitë e supercelulave” që prodhojnë tornado janë të mundshme”, ka sqaruar Paul Markowski, profesor i meteorologjisë në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë. “Kjo është ajo që patëm dje”.

Zakonisht, ka shumë prerje të erës në dimër për shkak të ndryshimit të madh të temperaturave dhe presionit të ajrit mes ekuatorit dhe Arktikut, ka treguar Gensini.

Mirëpo, në përgjithësi, nuk ka nevojë për shumë paqëndrueshmëri në dimër për tornado ngaqë ajri nuk është aq i ngrohtë dhe i lagësht, ka theksuar Gensini. Por ja që kësaj radhe ndodhi.

Fuqia e tornadove

Image

Temperaturat e ngjashme me pranverën në pjesën më të madhe të Mesperëndimit dhe Jugut në dhjetor ka ndihmuar në sjelljen e ajrit të ngrohtë e të lagësht që formoi stuhi. Një pjesë e kësaj është për shkak të La Nina, e cila në përgjithësi sjell temperatura më të ngrohta se zakonisht gjatë dimrit në Amerikën Jugore. Megjithatë, shkencëtarët gjithashtu presin që moti atipik dhe i ngrohtë në dimër të bëhet më i zakonshëm teksa planeti po ngrohet.

“Skenari më i keq tashmë ka ndodhur. Ajri i ngrohtë në sezonin e ftohtë, në mes të natës”, ka vënë në pah John Gordon, meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit në Louisville, Kentucky.

Pasi u krijua stuhia, prerja jashtëzakonisht e fortë e erës duket se ka penguar shpërndarjen e tornadove, kanë treguar ekspertët. Tornadot mendohet të shuhen kur rryma e stuhisë e humb energjinë.

Tornadot zakonisht e humbin energjinë në disa minuta, por në këtë rast vazhdoi me orë, ka spikatur Gensini. Kjo është pjesërisht arsyeja për shtegun jashtëzakonisht të gjatë në stuhinë e së premtes, duke shkuar në më shumë se 200 milje afërsisht. Rekordi ishte 219 milje dhe u vendos nga një tornado që kishte goditur tre shtete në vitin 1925. Gensini mendon se ky i fundit do ta kalojë atë rekord pasi meteorologët të mbarojnë së analizuari.

“Për të pasur një shteg vërtet të gjatë, duhet të keni një stuhi që lëviz shumë shpejt. Kjo stuhi po lëvizte në mbi 50 milje për orë në pjesën më të madhe të saj”, ka thënë Gensini. Kjo nuk është lëvizja e erërave, por e lëvizjes së përgjithshme të stuhisë.

“Po flasim për lëvizje stuhie me shpejtësi autostrade”, ka theksuar ai.

Tornadoja dhe ndryshimet klimatike

Është e ndërlikuar. Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur të zgjidhin faktorët e shumtë kontradiktorë nëse ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po i bëjnë tornadot më të zakonshme- apo më intensive. Rreth 1.200 stuhi e godasin SHBA-në çdo vit, megjithëse kjo shifër mund të ndryshojë- bazuar në laboratorin Kombëtar të Stuhive të Rënda. Asnjë vend tjetër nuk ka kaq shumë.

Atribuimi i një stuhie specifike si ajo e së premtes tek efektet për ndryshime klimatike mbetet shumë sfiduese. Më pak se 10% e stuhive të rënda prodhojnë tornado, gjë që e bën të ndërlikuar nxjerrjen e përfundimeve rreth ndryshimit klimatik dhe proceseve që çojnë në të, ka thënë Harold Brooks, shkencëtar i tornadove në Laboratorin Kombëtar të Stuhive të Rënda.

kanë vëzhguar ndryshimet që po ndodhin në përbërësit bazë të një stuhie, derisa planeti ngrohet. Sipas Gensinit, në total, stuhitë e rënda, “po bëhen më të zakonshme, ngaqë kemi shumë masa ajrore më të ngrohta në sezonin e ftohtë e që mund t’i mbështesë këto lloj shpërthimesh të forta të motit”.

SHBA-ja ka të ngjarë të shohë më shumë tornado gjatë dimrit, sipas Brooks, teksa temperaturat kombëtare po rriten mbi mesataren afatgjate. Më pak ngjarje do të zhvillohen gjatë verës, ka thënë ai.

Furtado i Universitetit të Oklahomas ka treguar se shtegu i tornados, një term i vili përdoret për të përshkruar vendin ku shumë stuhi goditën SHBA-në, është zhvendosur drejt lindjes në luginën e lumit Mississippi. Kjo zhvendosje ka ndodhur për shkak të rritjes së temperaturës, lagështisë dhe prerjes.

“Përfundimi: Njerëzit në luginën e lumit Mississippi dhe në luginën e lumit Ohio po bëhen gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj aktiviteteve të tornadove me kalimin e kohës”, ka shtuar ai.

Përktheu: Blerta Haxhiu