Botë

Lordët mposhtin projektligjin e Qeverisë për Brexit

Qeveria Britanike është mposhtur pasi Shtëpia e Lordëve ka thënë se ministritë duhet të garantojnë të drejtën e shtetasve të BE që të qëndrojnë në Britaninë e Madhe pas Brexit.

Ata, nga 358 sish, 256, kanë votuar kundër projektligjit të Qeverisë.

Megjithatë, deputetët do të jenë në gjendje për t’iu kundërvë atyre, kur projektligji të kthehet në Dhomën e Komunave.

Deputetët kanë thënë se ky problem është prioritet por duhet të jetë pjesë e marrëveshjes për të mbrojtur të riatdhesuarit nga Mbretëria e Bashkuar.

Ky projektligj do t’i jep Teresa May autoritetin për të nisur Brexit nën Neni 50 i Traktatit të Lisbonës dhe të fillojë negociatat zyrtare.

Amendamenti i mbështetur nga Lordët, i kërkon qeverisë që të prezantojë propozime në tre muajt e ardhshëm të nenit 50 për të siguruar qytetarët e BE-së në Mbretëri të bashkuar që të kenë të njëjtat të drejta për qëndrim edhe pas Brexit.

Por kjo mund të përmbyset kur deputetët, të cilët tashmë e kanë mbështetur projektligjin për Brexit pa amandamente, të votojnë prapë.