Botë

Studimi për Omicronin sugjeron për një valë të rëndë në janar

Britania e Madhe mund të ballafaqohet me një valë të rëndë nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron, në muajin janar nëse nuk vendosë masa të reja, pohojnë shkencëtarët.

Sidoqoftë, ekziston një pasiguri e madhe se sa presion do të grumbullohet në spitale.

Pasiguria do të thotë se numrat që kanë nevojë për kujdes spitalor mund të jenë dukshëm më të mëdhenj ose më të vegjël se dimri i kaluar, raporton BBC.

Por studiuesit thanë se mund të nevojiten kufizime më të ashpra për të parandaluar mbingarkimet në spitalet për shkak të Omicronit.

Nick Davies, studiues, tha se Omicroni po përhapej "shumë shpejt" dhe është "mjaft shqetësues" dhe ka të ngjarë të jetë forma dominuese e virusit në Angli deri në fund të vitit.

Sidoqoftë, pasiguria më e madhe ka të bëjë me atë se sa mirë vaksinat dhe përforcuesit do t'i mbajnë njerëzit jashtë spitalit.

Studimi supozon se Omicron është më pak i rëndë se variantet e mëparshme nëse jeni vaksinuar.

Në skenarin më optimist, shifrat e të shtruarve në spitale çdo ditë do të ishin 40% më të ulëta se sa kulmi i dimrit të kaluar. Në skenarin më pesimist do të ishte gati dy herë më i lartë.

Por, nëse masat e njëjta kufizuese mbeten në fuqi pa të tjera shtesë, ka më shumë gjasë që të hospitalizuarit të jenë më shumë se dimrin e kaluar.