Botë

Tërmete të reja në Ohër, qytetarët në ankth

Seri e re prej gjashtë tërmeteve në natën e kaluar sërish e tronditën rajonin e Ohrit. Më i forti me magnitudë prej 3,7 ballësh sipas Shkallës së Rihterit është regjistruar sot në mëngjes në orën 7:18 minuta. Dy minuta para këtij tërmeti është evidentuar edhe një me magnitudë të Rihterit me 3,3 ballësh.

Katër tërmete të tjera ndodhën në orën 1:07 minuta pas mesnate me magnitudë prej 3,3 ballësh, në orën 2:52 (2 ballë), në 4:32 (3,1 ballësh) dhe në 6:54 me magnitudë prej 2,8 ballësh. Epiqendra e të gjitha tërmeteve ka qenë në rajonin epiqendror të Ohrit. Nga data 18 qershor e deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete. Më i fuqishmi ishte më 3 korrik në orën 13:18 me magnitudë prej 5 ballësh sipas shkallës së Rihterit, shkaktoi shqetësim te banorët dhe turistët, ndërsa janë paraqitur edhe dëme më të vogla materiale.