Botë

Ekspertët britanikë: Dy doza të vaksinës nuk mbrojnë nga Omicroni

Descriptive Text

Dy doza të vaksinës anti-COVID nuk janë të mjaftueshme për të mbajtur larg variantin Omicron, kanë paralajmëruar shkencëtarët në Britani të Madhe.

Analiza e hershme e rasteve në Mbretërinë e Bashkuar me Omicron dhe Delta tregoi se vaksinat ishin më pak efektive në ndalimin e variantit të ri.

Megjithatë, një dozë e tretë përforcuese rriti ndjeshëm mbrojtjen në rreth 75%.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) ka thënë se vaksinat kishin ende gjasa të ofrojnë mbrojtje të mirë kundër COVID-it të rëndë, që kishte nevojë për trajtim spitalor.

Shqetësimi që kur varianti Omicron me mutacion të madh u shfaq për herë të parë ishte se ai do t'i bënte vaksinat më pak efektive.

Shkencëtarët analizuan të dhënat nga 581 raste me Omicron dhe mijëra raste me Delta për të llogaritur se sa efektive ishin vaksinat kundër variantit të ri. Analiza tregoi një rënie dramatike të efektivitetit për vaksinën Oxford-AstraZeneca dhe një rënie të konsiderueshme për dy doza të Pfizerit.

Megjithatë, doza e tretë rriti mbrojtjen kundër shfaqjes së simptomave të COVID nga 70-75%.

UKHSA-ja vlerëson se më shumë se gjysma e të gjitha rasteve në vend do të jenë Omicron nga mesi i dhjetorit, dhe se nëse kjo rritje vazhdon e pandërprerë, do të ketë më shumë se një milion infeksione deri në fund të muajit.

Varianti Omicron është shfaqur për herë të parë para disa javësh në disa shtete të Afrikës së Jugut, Shfaqja e tij ka ngritur shqetësimet tek shumë shtete, sidomos në Evropë, të cilat kanë marrë masa të tjera shtesë për ta parandaluar përhapjen e tij.