Botë

Pakistani nuk merr pjesë në Samitin për Demokraci

Descriptive Text

Pakistani ka vendosur të mos marrë pjesë në Samitin për Demokraci të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se Islamabadi është në kontakt me Uashingtonin për çështje të shumta dhe "ne mund të angazhohemi për këtë temë në një kohë të përshtatshme në të ardhmen".

“Pakistani ndërkohë do të vazhdojë të mbështesë të gjitha përpjekjet që synojnë forcimin e dialogut, angazhimit konstruktiv dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për avancimin e qëllimeve tona të përbashkëta”, thuhet në deklaratë.

Samiti për Demokraci, i pari i organizuar ndonjëherë nga SHBA-ja, është planifikuar të mbahet virtualisht në datat 9-10 dhjetor.

Kosova do të jetë pjesëmarrëse e këtij Samiti, ndërsa sot presidentja Vjosa Osmani do të mbajë fjalimin e saj prej orës 16:00.