Botë

Bill Gates: Pandemia merr fund më 2022

Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, ka dhënë një deklaratë shprese në blogun e tij personal sa i përket pandemisë COVID-19.

Me titullin “Arsyet për optimizëm pas një viti të vështirë”, Gates ka shkruar se faza akute e pandemisë do të përfundojë diku në vitin 2022.

“Shpresoj se fundi ka ardhur më në fund. Mund të jetë marrëzi të bësh një parashikim tjetër, por mendoj se faza akute e pandemisë do të përfundojë diku në vitin 2022”, ka shkruar një ndër njerëzit më të pasur në botë.

Filantropi amerikan është akuzuar gjerësisht në rrjetet sociale nga njerëzit që i besojnë teorive konspirative se ai ka lidhje me atë çfarë është duke i ndodhur botës nga COVID-19.

COVID-19 për herë të parë u shfaq në nëntor të vitit 2019 në Wuhan të Kinës.