Botë

Franca shënon rekord rastesh me COVID-19

Descriptive Text

Franca ka regjistruar rastet e saj më të larta ditore me COVID-19 që nga nëntori i vitit 2020. Vendi raportoi 59,019 raste ditore vetëm të mërkurën me 168 vdekje si pasojë e koronavirusit.

Shkalla e rasteve me COVID-19 në Evropë është rritur me shpejtësi javët e fundit dhe kufizime të reja janë vendosur në një numër vendesh.

Austria, e cila është rikthyer nën izolim, ka shpallur vaksinime të detyrueshme ndërsa Gjermania po mendon gjithashtu që ta bëjë të njëjtin hap.

Belgjika ka shtrënguar rregullat për maskat, derisa Italia ka futur një "leje të gjelbër" që kërkohet në vendet e punës, dhe transportin publik.

Muajin e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se ishte "shumë e shqetësuar" për përhapjen e COVID-19 në Evropë.

Duke folur për BBC, drejtori rajonal Dr.Hans Kluge paralajmëroi se 500,000 vdekje të tjera mund të regjistrohen deri në mars, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente.