Botë

Gjendet eksploziv nën veturën e oficerit që do ta përcillte Erdoganin

Descriptive Text

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kishte një takim të planifikuar në Siirt, kur në momentet e fundit u vë re se është vendosur një lëndë shpërthyese poshtë automjetit të një punonjësi policie që kishte detyrë ta përcillte atë në tubim, raporton mediumi turk Sabah. 

Mjeti shpërthyes u shkatërrua nga ekipi i asgjësimit të bombave, ndërsa Policia ka nisur punën për kapjen e të dyshuarve.

Menjëherë pas incidentit u konstatua se oficerit të policisë të cilit iu vendos eksplozivi nën automjet, ishte përfshirë në ekipin që do të dërgonte përforcime për tubimin e Erdoganit në Siirt.

Punonjësi i policisë ishte larguar nga banesa për të shkuar në detyrën e lartpërmendur me mjetin e tij personal dhe teksa po merrte nga banesa shokun e tij, ky i fundit e ka vërejtur bombën. 

Image