Botë

Trump shkel në Gjermani për G20

Presidenti amerikan, Donald Trump arriti sot në Hamburg të Gjermanisë për të marrë pjesë në samitin G20.

Trump, i cili ka udhëtuar së bashku me bashkëshorten Melanie, është pritur nga prefekti i Hamburgut Olaf Scholz në aeroport dhe pas kësaj ata me helikopter ushtarak amerikan kanë vazhduar rrugën drejt qendrës së qytetit, transmeton AFP.

Ndryshe, samiti G20 do të fillojë nesër zyrtarisht dhe aty do të marrë pjesë edhe presidenti rus, Vladimir Putin.