Botë

Pentagoni do të studiojë imazhet e UFO-ve

Zyrtarët e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar lansimin e taskforcës për hetimin e raporteve mbi objektet e paidentifikuara fluturuese në hapësirën ajrore, ka thënë Pentagoni.

Një raport ushtarak në qershor dështoi të shpjegonte dhjetëra raportime mbi UFO-t dhe paralajmëroi një rrezik për sigurinë.

Grupi i ri do të mbikëqyret nga liderë ushtarakë dhe të inteligjencës, raporton BBC.

Departamenti i Mbrojtjes ka thënë se secilin raport për ndërhyrje ajrore – të identifikuar apo të paidentifikuar – e merr “shumë seriozisht dhe e heton secilin”.