Botë

Putini e pret presidentin palestinez në Sochi

Descriptive Text

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pritur në takim homologun palestinez, Mahmoud Abbas, për bisedime të martën në Sochi. Lideri rus ka thënë se është shumë e rëndësishme që Rusia nuk e ka ndryshuar qasjen në lidhjen me problemin e pazgjidhur palestinez.

Shefi i Kremlinit ka theksuar se Moska vazhdon të përkrahë zgjidhjen me dy shtete ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve. Putini vlerëson se vetëm kjo formulë do të respektonte interesat e popujve të rajonit të trazuar të Lindjes së Mesme.

Putini ka thënë gjithashtu se është e rëndësishme që të vazhdojë dialogu bilateral me Palestinën. Izraeli dhe Palestina nuk po arrijnë të merren vesh për t’i dhënë fund konfliktit të gjatë ndërmjet dy popujve.