Botë

Gates: Vdekjet nga COVID-19 mund të bien nën nivelet e gripit në mesin e vitit 2022

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka thënë se nivelet e infeksionit dhe vdekjet nga COVID-19 mund të bien nën nivelet e gripit sezonal deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Sipas tij, kjo do të ndodhë me kushtin “që ndërkohë nuk do të shfaqen mutacione të reja të rrezikshme”.

“Midis imunitetit natyror, imunitetit ndaj vaksinave dhe terapive të reja përmes pilulave, shkalla e vdekshmërisë dhe shkalla e infeksionit duhet të reduktohet shumë”, deklaroi Gates të enjten në Forumin e Ekonomisë në Singapor.

Sipas miliarderit, në shumë vende nuk është e qartë se cili do të jetë niveli i kërkesës për vaksina, veçanërisht në vende si Afrika.

Së fundi, Gates tha se njerëzit duhet të punojnë për të eliminuar gripin në mënyrë që të zvogëlojnë kërcënimin e pandemive të ardhshme.