Botë

Mbi 100 njerëz janë qëlluar me armë zjarri në Çikago gjatë Ditës së Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë festuar Ditën e Pavarësisë me një fundjavë të gjatë me pije e mish në skarë dhe fishekzjarrë, por në Çikago, 101 persona janë goditur nga plumbat, raporton businessinsider.

Viktima më e re është vetëm 13 vjeçare ndërsa më i vjetri 60 vjeçar, e të shtënat ishin të përqendruara në jug e perëndim të qytetit të tretë më të madh të vendit, transmeton koha.net.

Fundjava e gjatë e pushimeve filloi të premten dhe përfundoi në orët e hershme të së mërkurës, më 4 korrik, katër ditë të plota, ndërsa fillimisht filloi në mënyrë të qetë por dhuna përshkallëzoi të martën pasdite, ku 41 veta u qëlluan në 12 orët e para.