Botë

Sllovakia izolon të pavaksinuarit

Descriptive Text

Sllovakia pritet të marrë masa më të ashpra për personat që nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit, pas rritjes së rasteve dhe viktimave në vend, tha kryeministri Eduard Heger.

Sipas rregullave të reja, vetëm personat që janë vaksinuar ose që janë shëruar nga COVID-19 në gjashtë muajt e fundit do të lejohen të hyjnë në restorante, qendra tregtare, dyqane dhe do të marrin pjesë në aktivitete sportive dhe evente publike.

Masat do të hyjnë në fuqi të hënën dhe do të zgjasin 3 javë. Sllovakia ka një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në Bashkimin Evropian, me 45% të popullsisë totale të vaksinuar kundrejt mesatares së BE-së prej 65%.

Vendi ka raportuar 13,725 viktima që nga fillimi i pandemisë.