Botë

Raporti mbi ekstremizmin vendos në krye Arabinë Saudite

Arabia Saudite tashmë po provon se çdo të thotë të ngresh gishtin e akuzës ndaj dikujt tjetër.

Ajo ishte flamurtarja e përpjekjeve për diskreditimin e Katarit, si vend që mbështet terrorizmin, por një raport i “Henry Jackson Society” e akuzon vetë mbretërinë e Gjirit si promovuesen kryesore të huaj të ekstremizmit islam në Mbretërinë e Madhe.

“ThinkTanku” , i specializuar ne çështjet e jashtme flet për një lidhje “të pastër e në rritje” mes organizatave islamike të financuara nga përtej detit, predikuese të urrejtjes dhe grupeve xhihadiste nxitëse të dhunës.

Ministrat e qeverise britanike janë nen presion të publikojnë gjithashtu raportin e tyre mbi grupet islamike me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Ambasada Saudite reagoi menjëherë duke i cilësuar si kategori te rreme pretendimet e “Think Tank”-ut, në listën e të cilit renditet si vend i Gjirit dhe Iranit, si garantues i mbështetjes financiare për xhamitë dhe institucionet e edukimit islamik, që janë lidhur me shpërndarjen e materialeve ekstremiste.

Por në krye të saj “Henry Jackson Society” vendosi Arabinë Saudite, aleaten më të ngushtë të Britanisë në Lindjen e Mesme, dhe njëkohësisht partneren e saj më të madhe tregtare.

Në dokument nënvizohet se individë dhe fondacione janë përfshirë në eksportimin e asaj që quajnë “ideologji paragjykuese dhe fanatike Eahhabi”, ndërsa rreshton për ilustrim edhe një sërë rastesh konkrete.

Ndërkohë Gjermania ka pranuar se numri i militanteve potencial islamik është rritur dhe se vendi duhet të përgatitet për mundësinë e sulmeve të ardhshme terroriste.

Raporti i Agjencisë gjermane të Inteligjencës për vitin e kaluar tregon se në Gjermani ndodhen rreth 24.400 islamike, 9,700 prej të cilëve janë salafistë.

Në vitin 2016 janë regjistruar pesë sulme të tilla përfshi edhe atë të natës së Krishtlindjeve në Berlin, ku janë vrarë 12 vetë, e nga sa kujton presidenti i kësaj agjencie janë edhe shtatë sulme të cilat u shmangën në kohë.

Gjithashtu dokumenti tregon se qindra xhihadiste kanë hyrë në këtë vend në mesin e rreth një milion emigrantëve që vërshuan për në Gjermani gjatë dy viteve të fundit.

Zyrtaret e sigurisë janë të vëmendshëm sidomos ndaj 680 personave të cilët përbëjnë potencial për kërcënime islamike.

Pjesa dërrmuese e tyre janë nën ndikimin e ideologjisë salafiste. Berlini i ka shtuar ndjeshëm përpjekjet për të luftuar militantet islamik me një numër rekord arrestimesh, ndjekjesh penale, dhe dëbimesh.