Botë

Vrasja e kryetarit të një qyteti në Peru u bë në zonën e kokainës

Descriptive Text

Kryetari i një qyteti në qendër të Perusë është vrarë në një atentat në zonën që njihet për prodhues të kokainës. Wilder Silva, kryetar i provincës La Mar dhe bashkëshortja e tij Dunia Bustos, po udhëtonin në drejtim të një qyteti së bashku me tre zyrtarë të tjerë në momentin e atentatit.

Sipas autoriteteve lokale, dy automjete kanë bllokuar rrugën, para se atentatorët të sulmonin veturën e kryetarit me një breshri plumbash.

Gjendja e tre zyrtarëve të tjerë të qytetit nuk dihet. Presidenti Pedro Castillo ka dënuar vrasjen e kryetarit të qytetit dhe ka bërë thirrje për hetime të hollësishme në lidhje me rastin.