Botë

Tunizianët përleshen me policinë për deponinë e mbyllur

Descriptive Text

Banorët e një qyteti në Tunizi janë përplasur me policinë në lidhje me deponinë mbeturinave. Autoritetet kanë mbyllur deponinë në muajin shtator, por pa plan tjetër, mijëra tonë mbeturina janë tubuar nëpër rrugët dhe hapësirat publike të qytetit Sfax.

Të hënën, autoritetet kanë hapur deponinë, por me këtë vendi kanë ngjallur protesta për keqmenaxhim dhe mungesën e një zgjidhjeje afatgjate. Protestuesit kanë bërë thirrje për mbylljen e deponisë ashtu siç ishte marrë vendimi gjatë vitit 2019. Protestat për deponinë kanë ngjallur thirrjet për demokraci gjatë kësaj jave. Një person ka vdekur si pasojë e goditjes me gaz lotsjellës, ani pse Ministria e Punëve të Brendshme kishte deklaruar se ai vdiq nga sulmi në zemër.

Tunizia për një kohë të gjatë ka dështuar në menaxhimin e mbeturinave. Më shumë se 2.5 milionë tonë mbeturina përfundojnë në fusha pa plane për riciklim. Problemi me mbeturina do të jetë sfidë edhe për qeverinë e re të presidentit Kais Saed teksa shteti po përballet me krizën politike dhe ekonomike.