Botë

Shtatë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të shtunën

koronavirusi shqiperi

Shtatë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të shtunën, derisa nga 4.323 testime, 528 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 327 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 193.072.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 7.320 persona, derisa numri i rasteve aktive është 8.600.