Botë

Putin: Stërvitjet e NATO-s në Detin e Zi, sfidë serioze për Moskën

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë të shtunën se stërvitjet e paplanifikuara të NATO-s në Detin e Zi përbëjnë një sfidë serioze për Moskën dhe se Rusia nuk kishte asnjë lidhje me krizën në kufirin e aleatit të ngushtë të Bjellorusisë me Bashkimin Evropian.

Në komentet e publikuara në faqen e internetit të Kremlinit, Putin ka thënë se shpresonte që presidenti bjellorus Alexander Lukashenko dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të flisnin drejtpërdrejt për krizën dhe se migrantët kryesisht donin të shkonin në Gjermani.

Polonia ka akuzuar regjimin bjellorus për përdorimin e migrantëve si mjete propagande, duke nxitur një luftë fjalësh ndërsa kriza humanitare dhe gjeopolitike në kufirin e tyre vazhdon.

"Migrantët përdoren si instrumente nga regjimi i Lukashenkos. Në zonën e Kuznica, një grup grash dhe fëmijësh u zhvendos te gardhi, vetëm në mënyrë që shërbimet bjelloruse të mund të përgatisnin materiale propagandistike”, ka thënë Ministria polake e Mbrojtjes në një postim në Tëitter të premten.

Autoritetet polake kanë thënë gjithashtu se 223 përpjekje për kalimin e kufirit ishin bërë nga migrantë të enjten nga ana bjelloruse.

Zyra e shtypit e Gardës Kufitare Polake i tha CNN-it se nga ata njerëz, 18 ishin në gjendje të aplikonin për mbrojtje ndërkombëtare në Poloni.

Mbi 4,500 njerëz janë përpjekur të kalojnë kufirin që nga fillimi i këtij muaji, shtoi ai.