Botë

Kremlini arsyeton shtimin e trupave me kërcënimin që pretendon se po ia bën NATO

Kremlini të premten mohoi akuzat se shtimi i trupave ruse afër Ukrainës reflekton qëllimet agresive të Moskës, duke thënë se Rusia duhet të garantojë sigurinë e saj në përgjigje të kërcënimeve të supozuara të NATO-s.

“Rusia nuk e kërcënon askënd”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Lëvizja e trupave në territorin tonë nuk duhet të jetë shkas për shqetësimin e askujt”.

Ukraina u ankua javën e kaluar se Rusia ka mbajtur qindra e mijëra trupa jo larg nga kufijtë me të, në përpjekje për presione të mëtejme mbi fqinjin e saj ish-sovjetik, raporton AP,

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, siguroi ministrin e Punëve të Jashtme ukrainas se përkushtimi i SHBA-së për sigurinë dhe integritetin territorial të Ukrainës është i palëkundur.

Të mërkurën kur u pyet nëse Rusia planifikoi ta pushtonte Ukrainën, zëvendëspërfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky, tha se “nuk ka qenë kurrë, nuk është dhe nuk do të jetë asnjëherë, përvec nëse provokohet nga Ukraina, ose dikush tjetër”.