Botë

Julian Assanges i lejohet të martohet në burg

Julian Assanges i është dhënë leja që të martohet në burg me partneren e tij, Stella Moris, raporton BBC.

Themeluesi i Wikileaks dhe Moris kanë dy djem së bashku, për të cilët Moris ka deklaruar se kishte mbetur shtatzënë derisa Assange po jetone brenda ambasadës së Ekuadorit në Londër.

Shërbimi i burgut ka bërë të ditur se aplikimi i Assanges për martesë “është marrë në konsideratë nga guvernatori i burgut".

Moris ka thënë se shpreson se nuk do të ketë më ndërhyrje në martesën e tyre.

Të burgosurit kanë të drejtë të aplikojnë për t'u martuar në burg sipas Aktit të Martesave të vitit 1983 dhe kur aplikimet miratohen, ata duhet të përballojnë shpenzimet e plota të martesës, pa ndihmën e tatimpaguesit.

Në një intervistë dhënë vitin e kaluar, Moris, një avokate e lindur në Afrikën e Jugut, zbuloi se ajo kishte qenë në një lidhje me Assange që nga viti 2015 dhe kishte rritur vetë dy djemtë e tyre të vegjël.

Në një video të postuar në llogarinë e Wikileaks në YouTube, ajo tha se ishte takuar me Assange në vitin 2011 kur ajo iu bashkua ekipit të tij ligjor.

Morison ka shtuar se ajo e kishte vizituar pothuajse çdo ditë Assangen kur ai po mbahej në ambasadë.

Çifti kishte nisur lidhje në vitin 2015 ndërkohë që ishin fejuar dy vjet më vonë.