Botë

Ekspertët holandezë rekomandojnë mbylljen e parë që nga vera për shkak të COVID-19

Descriptive Text

Një panel këshilltarësh mbi pandeminë në Holandë kanë rekomanduar vendosjen e bllokimit të parë të pjesshëm në Evropën Perëndimore që nga vera, duke ushtruar presion ndaj qeverisë që të ndërmarrë veprime për të luftuar përhapjen e mundshme të COVID-19.

Kabineti i kryeministrit pritet që të premten të dalë me masa pas rekomandimeve. Qeveria zakonisht ndjek rekomandimet e panelit të ekspertëve.

Masat që mund të merren përfshijnë anulimin e ngjarjeve, mbylljen e teatrove dhe kinemave, kufizimin e orarit të kafeneve dhe restoranteve. Teksa shkollat do të mbesin të hapura.

Pas një kufizimi dy javësh, hyrja në vende publike do të limitohet për njerëzit që janë të vaksinuar plotësisht ose nëse janë shëruar nga COVID-19, sipas rekomandimit, raporton Guardian.