Botë

Panik në kreun e VMRO-DPMNE-së, 8 zyrtarë të afërt të Gruevskit dëshmitarë të mbrojtur

Njëri nga iniciatorët për reforma në VMRO-DPMNE, Petar Bogojeski, dje në një emision në TV Tellma tha se tetë funksionarë të lartë, të cilët janë të afër me Nikolla Gruevskin, janë dëshmitarë të mbrojtur të PSP-së, njofton Portalb.mk.

“Do të zbuloj diçka ekskluzive, sipas njohurive tona brenda partisë, tetë funksionarë të kreut të VMRO-DPMNE-së, të afërt të liderit të partisë, janë dëshmitarë të mbrojtur të PSP-së”, tha Bogojeski.

Ai deklaroi se anëtarët e VMRO-DPMNE-së kanë duruar më shumë punë të këqija nga politika e partisë sesa anëtarët e LSDM-së.