Botë

Bjellorusia akuzohet për terrorizëm shtetëror për shkak të krizës me migrantë

Descriptive Text

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka akuzuar Bjellorusinë për kryerje të “terrorizmit” për rolin e saj në eskalimin në kufi mes dy shteteve.

“Është e qartë se ajo me të cilët po konfrontohemi këtu është një demonstrim i terrorizmit shtetëror”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Mijëra migrantë janë bllokuar në kufi në një mot shumë të ftohtë, në përpjekje për të hyrë në anëtaren e BE-së, Poloni.

Bashkimi Evropian po ashtu ka akuzuar liderin bjellorus për provokim të krizës, raporton BBC.

Por, Aleksandër Lukashenko ka mohuar se Bjellorusia po dërgon njerëz drejt kufirit në hakmarrje për sanksionet e BE-së.

Migrantët – shumica nga Lindja e Mesme – janë djem të rinj, gra e fëmijë.