Botë

OKB-ja i druan përshkallëzimit të dhunës në Etiopi

Shefja politike e Kombeve të Bashkuara, Rosemary DiCarlo, ka thënë se rreziku i rrëshqitjes së Etiopisë në luftë të gjerë civile është real, duke shtuar se reperkusionet politike të “intensifikimit të dhunës në rajonin më të gjerë do të përshkallëzoheshin edhe për shkak të krizave të tjera që kanë përfshirë Bririn e Afrikës.

Gjatë adresimit para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nënsekretarja e përgjithshme për çështje politike dhe të paqes ka thënë se vendi me vendi me 110 milionë banorë mund të përfshihet në konflikt të madh edhe për shkak të mbi 90 grupeve etnike e 80 gjuhëve të ndryshme.

Më shumë se shtatë milionë njerëzve u duhet ndihma humanitare vetëm në Etiopinë veriore. Më shumë se 400 mijë qytetarë po jetojnë në kushte të zisë së bukës në rajonin separatist, Tigray.