Botë

Wilders kundër vendimit që një mysliman të jetë kryetar komune në Holandë

Udhëheqësi i partisë së djathtë ekstreme euroskeptike, Partisë Çlirimtare, Geert Wilders ka kundërshtuar vendimin që një mysliman të jetë shef i një bashkie në Holandë.

Wilders haptazi kundërshtoi vendimin që Ahmed Marcouch, me origjinë në Maroku, të marrë postin e kryetarit të Arnhemit, pasi paraprakisht, ish kryetari i kësaj komune braktisi postin nga shkaku i një sëmundjeje, raporton Anadolu Agency.

Wilders tha se Marcouch, në kohën sa ka qenë kryetar i komunës së Slotevaartit në Amsterdam, u përpoq që të, siç tha ai, islamizojë qytetin.